Nga Rrogozhina, kryeministri Edi Rama theksoi se misioni i PS-së është ta kthejë Shqipërinë në një vend ku të rinjtë shohin të ardhmen në të.

Në një takim me fermerët,  kreu i qeverisë shprehu kënaqësinë që ndodhet para disa njerëzve që punojnë me ndershmëri.

“Kënaqësi që takoj njerëz që punojnë tokën. Kam fatin të takohem me njerëz që punojnë  me ndershmëri. Ju jeni baza e transformimit bujqësor. Sot, Shqipëria importon 3 dhe eksporton 1. Ata janë paaftësia dhe dëmi i shtetit.”

Ai nuk hezitoi të flasë edhe për kundërshtarët e tij politikë, veçanërisht për takimet elektorale të Bashës, ku shfaqet mes dhjetëra simpatizantëve, duke shkelur rregullat antiCovid.

“Na kanë dalë përpara xhakajdurët që mblidhen rraqe rraqe sic ishte ajo loja e dikurshme. E sorollatin Lulin në Shqipëri për ta bërë dhëndër. Ajo cka po bën Basha me ato që organizojnë dasmat pa nuse në rrugët e Shqipërisë është e turpshme, është një rrumpallë kriminale, janë vatra të infektimit, ndërkohë që ne kemi ngritur vatra të vaksinimit. Partia Demokratike nuk do t’ia dijë as njerëzit e saj besnikë. Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ulërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të ndërroj jetë.” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *