E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Takim Rama-Meta për qeverinë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ne këto momente nje takim me aleatin e tij qeverisës Ilir Meta. Dy liderët e se majtës kane zgjedhur nje restorant  ne  kryeqytet per te darkuar se bashku. Mësohet se ne fokus te diskutimeve është funksionimi i koalicionit qeverises, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia per ndryshime te pritshme ne kabinetin qeveritar. Takimi vjen, ndërsa ne media spekulimet per nje krize mes dy partive qeverisëse vijojnë qe nga hapja e aferës se pretenduar CEZ-DIA. Se fundmi mazhoranca nuk ka dale me nje qëndrim te unifikuar edhe per reformën ne drejtësi, pasi PS ka mbështetur draftin e  eksperteve te nivelit te larte, ndërsa LSI ka paraqitur ne Venecia amendamentet e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë