Subscribe

Pavarësisht ankesës zyrtare nga Athina, e cila u la jashtë takimit te 9 vendeve te Ballkanit Perëndimor per krizën e emigranteve, ministrat e Brendshëm dhe te Jashtëm te tyre u takuan ne Vjene. Pjese e konferencës jane shtetet qe bëjnë pjese ne korridorin ballkanik, ku kalojnë emigrantet përpara se te mbërrijnë ne destinacione ne Europen veriore. Konferenca “Te menaxhojmë se bashke emigracionin” fokusohet ne çështje si menaxhimi i kufijve dhe lufta kundër trafikanteve te qenieve njerëzore, si dhe përmirësimi i shpërndarjes se informacioneve qe shqetësojnë keto vende. Takimi ne Austri vjen ne një kohe kur ne Greqi po dynden mijëra emigrante, te cilët e kane pasur te pamundur te kalojnë kufirin me Maqedoninë. Vendimi i ditëve te fundit per te mos lejuar hyrjen e emigranteve afgane ne territorin maqedonas, ka shtuar shqetësimet per palën greke dhe konferenca e Vjenës shihej si mundësi per te shprehur pakenaqesite. Ministria e Jashtme greke ka reaguar, duke thëne se përjashtimi nga ky takim është përpjekje per te marre vendime qe prekin drejtpërdrejt Greqinë dhe kufijtë e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *