Bisedimet me Britaninë per daljen nga Bashkimi Europian do te nisin vetëm pasi vendi te paraqesë kërkesën zyrtare per aktivizimin e nenit 50 te traktatit te Lisbones. Ne kete përfundim arritën kancelarja gjermane Merkel, presidenti francez Hollonde dhe kryeministri italian Rezni pas takimit te mbajtur ne Berlin. Ata bene thirrje per nje impuls te ri per forcimin e unionit.
Ne nje konference te përbashkët per shtyp kancelarja Merkel tha se neni 50 është shume i qarte; nje vend anetar qe dëshiron te largohet duhet te njoftoje Këshillin Evropian. Nuk mund te kete me hapa te tjera derisa kjo te ndodhe. Vetem atehere Këshilli leshon udherrefyesa mbi bazen e te cileve duhet te negociohet dalja nga BE. Kjo do te thote se nuk do te kete as bisedime formale dhe as informate derisa këshilli te marre kërkesën zyrtare. Presidenti Hollande dhe kryeministri italian Renzi theksuan nevojen qe te shpejtohet procesi i Brexit dhe fokusi te zhvendoset tek sfidat me te cilat perballen 27 vendet anetyare, si lufta kunder terrorizmit dhe forcimi i kufijve. Ndërsa per Hollonde nuk duhet humbur kohe, per Renzit tani eshte koha e duhur qe te shkruhet nje faqe e re ne historinë europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *