E hënë, 21 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Bota

Takim historik në Phenian

Vizita e rrallë e zyrtarëve të lartë të Koresë së Jugut në Phenian, ka dhënë rezultate pozitive në zbutjen e tensioneve. Krerët e Koresë së Veriut dhe të Jugut do të takohen në një samit të përbashkët mes dy vendeve muajin e ardhshëm, shkruajnë mediat e Seulit.

 

Një ditë pas takimit, lideri i Koresë së veriut Kim Jong Un është shprehur hapur se dëshiron të “përparojë fuqishëm” ne marrëdhëniet me Korenë e Jugut, duke nisur kështu një faqe të re në historinë e dy vendeve. Madje sipas mediave lideri i vendit komunist është shprehur i gatshëm të bisedojë me SHBA-të mbi programin bërthamor.

 

Reklamë

Takimi në prill, do të jetë i pari mes udhëheqësve të dy vendeve në më shumë se një dekadë. Kjo është një kthesë e madhe për Korenë e Veriut

 

Përmirësimi i klimës në gadishull vjen pas përpjekjeve te Seulit për të gjetur një zgjidhje diplomatike mbi programin e armëve bërthamore.

 

Agjencia shtetërore ka publikuar foto të takimit të së hënës, dhe njofton se Kim ka mirëpritur ngrohtësisht delegacionin.

 

Ndërsa Seuli e ka komentuar shkurtimisht në takim, duke thënë se të dy palët kanë arritur një “marrëveshje të kënaqshme” për mbajtjen e bisedimeve të ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë