E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Takim BE-Ballkan në fund të muajit; Borrell: Unioni duhet të jetë i gatshëm për pranimin e vendeve anëtare

Pas deklaratës së presidentit  të Këshillit Europian, Charles Michel, në forumin e Bledit që shtetet kandidate të bëhen gati për anëtarësimin në  BE deri në vitin 2030, ka reaguar edhe  përfaqësuesi  i lartë i BE-së Joseph Borell.

 

Reklamë

Gjatë një konference  në  Madrid, Borell  njoftoi se  unioni do të mbajë një konferencë të përbashkët me Ballkanin perëndimor  në fund të këtij muaji  për të analizuar situatën në rajon.

 

Reklamë

Ai nënvizoi  se BE duhet të jetë e gatshme për pranimin e vendeve anëtare, por vetëm  kur kandidatët të përmbushin kushtet.

 

“Çështja e zgjerimit ka qëndruar lart në diskutimet tona. Ukraina duhet të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor gjithashtu. Sa më shpejt. Lufta në Ukrainë ka pasur një efekt kolateral për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Sigurisht që është një proces i bazuar në meritë. Një shtet do të bëhet anëtar kur të përmbushë të gjitha kushtet. Por në të njëjtën kohë është mirë për të caktuar një objektiv politik”.

 

Shefi për politikën e jashtme foli edhe për dialogun, duke konfirmuar takimin e radhës Kurti-Vuçiç, i cili do të mbahet me 14 shtator.

Vazhdo të lexosh

Reklamë