Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

Tajvani zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të Kinës

27 Dhjetor 14:23

Tajvani njoftoi se do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit, duke u thirrur nga kërcënimi që po paraqet Kina, që sipas Tajvanit, është gjithnjë e më armiqësore. Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të tij që ka thënë se do ta marrë një ditë, edhe me forcë nëse është e nevojshme. Ky ishull vetëqeverisës përballet me frikë të vazhdueshme nga një pushtim kinez. Viteve të fundit, Kina, nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping ka intensifikuar kërcënimin ndaj Tajvanit. Po ashtu, pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar më shumë shqetësimet në Tajvan se Kina mund të ndërmarrë lëvizje të ngjashme dhe të aneksojë ishullin. “Kërcënimet e Kinës kundër Tajvanit tani janë bërë më të qarta”, tha presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, gjatë një konference për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Askush nuk do luftë…. por, bashkëkombës të mi, paqja nuk do të bie nga qielli”, tha ajo.

 

 

“Shërbimi aktual ushtarak prej katër muajsh nuk është i mjaftueshëm, pasi ne po përballemi me një situatë që po ndryshon shpejt. Ne kemi vendosur që ta rikthejmë shërbimin ushtarak prej një viti duke filluar nga viti 2024”.

 

 

Tsai tha se ky vendim do të aplikohet ndaj personave që kanë lindur pas 1 janarit të vitit 2005.

 

 

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak dikur ishte shumë jopopullor në Tajvan, dhe qeveritë e kaluara vendosën që ky shërbim nga një vit të bëhej në katër muaj.

 

Por, sondazhet e fundit tregojnë se mbi tre e katërta e të anketuarve tani besojnë se katër muaj shërbim ushtarak janë pak.

 

 

Tsai tha se vendimi për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak ishte “vendim jashtëzakonisht i vështirë… për të siguruar mënyrë demokratike të jetës për gjeneratat e ardhshme”.

 

 

“Ne mund të shmangin një luftë duke u përgatitur për një të tillë dhe ne mund të ndalim një luftë, vetëm nëse jemi të aftë të luftojmë”, theksoi ajo.

 

 

Tajvani dhe Kina janë ndarë në fund të Luftës Civile Kineze të vitit 1949 dhe presidentja Tsai tha se bashkimi me Kinën nuk është opsion i pranueshëm nga banorët e ishullit.

 

 

Njoftimi për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak në Tajvan erdhi dy ditë pasi ushtria kineze kreu stërvitje ushtarake pranë këtij ishulli. Pekini tha se stërvitjet ishin në përgjigje të “provokimeve” dhe “marrëveshjeve të fshehta” që sipas tij po bëjnë Tajpei dhe Uashingtoni.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Kinë sherbimi ushtarak Tajvan

Nga e njëjta kategori

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por sulmet mund të rifillojnë nëse dështon diplomacia!

më shumë...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

më shumë...

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA në Toronto

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.