E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Bota

Tajlandë finalizohet me sukses operacioni në shpellë, shpëtohen të gjithë fëmijët

Përfundoi me sukses operacioni për shpëtimin e 12 futbollistëve të vegjël tajlandezë dhe trajnerit te tyre nga shpella e përmbytur në Tajlandë.

 

Ata janë dërguar në spital për një trajtim më të specializuar pas rreth 2 javësh të mbetur të bllokuar në shpellë mes errësirës dhe mungesës së ushqimit. Fëmijët e moshave nga 11 deri në 16 vjeç, tetë prej të cilëve u shpëtuan gjatë dy ditëve të para të operacionit, tashmë ndodhen në spital. Ata janë në gjendje të mirë mendore dhe fizike, ndërsa po i bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme për shkak se disa kishin temperaturë të ulët dhe të tjerë probleme me mushkëritë.

 

Ndërkohë sot është një ditë e shënuar për Tajlandën pasi u realizua me sukses faza e tretë dhe e fundit me evakuimin e të gjithë djemve të bllokuar. I fundit që doli nga shpella ishte trajneri 25 vjeçar.

 

Më shumë se 20 zhytës u përfshinë në ndërhyrjen vendimtare, ndërsa më shumë se 80 zhytës u angazhuan prej ditësh gjatë gjithë operacionit. Një zhytës vullnetar 38 vjeç, i cili mori përsipër dërgimin e bombolave të oksigjenit fëmijëve humbi jetën pasi mbeti pa ajër në mes të rrugës së kthimit, e cila ishte rreth 1 kilometër e  gjatë, e gjitha nën ujë. Aty u kuptua se operacioni i shpëtimit ishte më i ndërlikuar dhe kompleks nga sa mendohej.

 

Por fatmirësisht, tashmë të gjithë fëmijët dhe trajneri janë shëndoshë e mirë. Historia e tyre ka marrë vëmendjen e të gjithë botës. Presidenti amerikan Donald Trump tha se lajmi i shpëtimit është kaq i bukur, pasi të gjithë tashmë janë të shëndoshë e mire. Me anë të një postimi në Twitter ai përgëzoi të gjithë zhytësit e përfshirë në shpëtimin e djemve dhe trajnerit të tyre.

 

Djemtë u zhdukën ditën e 23 qershorit teksa ishin duke eksploruar shpellën por ata mbetën të bllokuar për shkak të shirave të mëdha të stinës.

Vazhdo të lexosh