Subscribe

Hon Kongu është paralizuar nga tajfuni Nida. Te gjitha qendrat financiare janë mbyllur dhe qindra fluturime janë anuluar për shkak të erërave të furishme me shpejtësi 100 km ne orë që kanë goditur vendin. Sinoptikanët parashikojnë shira të rrëmbyeshëm. Krahas aktiviteteve ekonomike, është bllokuar dhe gjithë transporti publik. Të paktën 150 fluturime janë anuluar duke lënë të mbuluar mijëra pasagjerë në aeroporte, pjesa me e madhe e te cilëve janë evakuuar. Ndërkohë probleme janë shënuar dhe në lëvizjet e tramvajeve dhe transportit të autobusëve që janë ndërprerë deri në përmirësimin e situatës. Ende nuk ka një bilanc të dëmeve financiare që i është shkaktuar vendit nga ky tajfun. Muajin e kaluar tajfuni pepartak shkaktoi 1.1 miliardë dollarë humbje në provincën Fuxhian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *