Panik ka sjelle per banoret e Kinës tajfuni Meranti, qe goditi juglindjen e vendit. Shtylla elektrike te rrezuara, peme te shkulura dhe automjete te përmbysura si pasoje e erës se forte, qe kalon shpejtësinë 200 km/ore, ishin pasojat e tij. Nuk ka raportime per viktima, por mijëra njerëz jane evakuuar si pasoje e rrezikut te përmbytjeve nga reshjet. Dhjetëra fluturime u pezulluan, ndërsa edhe lëvizja e trenave u ndal. Zyrat dhe shkollat ne zonat e prekura u mbyllen, kurse ne ato malore autoritetet kane kërkuar te tregohet kujdes, pasi mund te ketë rrëshqitje te tokës. 1,6 milionë njerëz ne Fuxhian vuajnë mungesën e energjisë. Probleme ka patur edhe me ujin e pijshëm. Me herët tajfuni kishte prekur Tajvanin, ku la te vdekur nje person dhe plagosi mbi 30 te tjerë, ndërsa gjysme milioni njerëz mbeten pa energji elektrike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *