Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi tajfuni Mitag ka përshirë Korenë Jugore me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se stuhia ka goditur pjesët jugore të shtetit në orët e vona të së mërkurës, duke ngritur shqetësime për vërshime dhe duke nxitur shembje të tokës në zonat e prekura.

 

Ministria jugkoreane e Mbrojtjes ka thënë se nëntë persona kanë vdekur në gjithë shtetin, mirëpo numri pritet të rritet pasi dhjetëra persona janë të zhdukur. Nga força e stuhisë janë dëmtuar rreth 1,000 shtëpi dhe më shumë se 1,500 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre paraprakisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *