Rama deklaroi për  Real Story se kjo mazhorancë bëri shumë mirë që nuk lejoi arrestimin e Saimir Tahirit vitin e kaluar pas kërkesës së opozitës dhe prokuroreve. Ai shtoi se Tahiri ka dalë I pastër dhe I pafajshëm në një vend që një organ akuzë të tipit jakobin, nga më të egrit në europë.

 

 

“Sistemi më i eger i drejtësisë që është prokuroria italiane kreu hetime për Saimir Tahirin për ato që këtu u shitën si prova. Dhe Gjykata italiane i dha pafajësinë dhe tani më thoni mua dhe grupit parlametar të PS që vepruam drejtë që nuk e lam të arrestohej apo vepruam keq. Gjykata italiane ia dha pafajësinë. Për kë të kërkojë falje opozita,  për atë apo dhe për Fatmir Xhafën që është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë. Nuk mund të kërkojë falje me opozita.

 

 

Ndërkohe që pyetjes së Sokol Ballës në lidhje me dorëheqjen e Xhafës, ai iu përgjigj me batutë:

 

“Lojtari që thotë dua të dal nga fusha nuk lihet në fushë. Del dhe futet tjetri”

 

Megjithatë Rama është I bindur se Sandër Lleshaj do të bëjë edhe më mirë sesa Xhafaj bëri edhe në luftën kundër kanabisit.

 

“Ministri i ri shumë shpejt do të sjellë element të ri në luftën kundër kanabisit që ne do ta zhdukim nga sipërfaqja e territorit shqiptar. Xhafa e kreu detyrën e tij por Sandër Lleshi do e bëjë akoma më mirë trasenë që është shtruar. Z.Lleshi ka qene i pari qe ka bashkepunuar me mua per te bere planin kombetar antikanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *