Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të gjykohet edhe njëherë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “ Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, pasi Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë.

Në një prononcim për mediat, Tahiri tha se e ka luftuar më shumë kanabisin se të gjithë ministrat e tjerë, ndërsa e quajti vendimin nje padrejtësi.

“Unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë. E vetmja gjë që i kam vendosur pikëpyetje vetes ishte, a duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në cdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat.  Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën publikun dhe njerëzve”,  tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *