E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tahiri takon kreun e policisë greke

Ministri i Brendshëm Saimiri Tahiri priti në takim drejtorin e policisë greke Konstantinos Tsuvalas. Gjatë takimit Ministri Tahiri i bëri me dije Tsuvalas se ka vërejtur me shqetësim rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë të kthyer në kufirin me Greqinë. Tahiri kërkoi nga pala greke të respektohet lëvizja e lirë e shtetasve në zonën “shengen” dhe të mos kthehen shtetas shqiptarë në kufi pa shkaqe ligjore e të motivuara mirë. Gjithashtu, Ministri i Brendshëm kërkoi të zhvillohen hetime transparente dhe të plota për 2 rastet e humbjes së jetës në rajonet e policisë greke të shtetasve Ilia Kareli dhe Pëllumb Marknikollaj, si edhe kërkoi të respektohen të drejtat themelore të shtetasve shqiptarë, pavarësisht faktit nëse janë të ndaluar ose arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese të Greqisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë