Subscribe

Gjatë vizitës në Greqi, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u takua  me homologun e tij, Nikolaos Toskas. dy ministrat u angazhuan për bashkëpunim ne përballimin e krizës së refugjateve. Sipas Tahirit bashkëpunimi nuk kufizohet vetëm te këto çështje emergjente, por edhe më gjerë. Për këtë tha ministri, nuk duhet të presim kur kriza të trokasë në derën tonë për të kuptuar që duhet bashkëpunim. Ministri i brendshëm shqiptar vuri theksin dhe te siguria që duhet të ofrojnë vendet që elementë terroristë të mos kërcënojë shoqëritë tona. Më herët ministri i brendshëm pati një takim me emigrantë në Athinë. Duke u ndalur tek regjistrimi i tyre, Tahiri tha se përfitimet nga ky proces janë te shumta, por kryesore mbetet garantimi i te drejtës se votë.

“Regjistrimi do të bëhet për tu kthyer në mekanizëm për tu shërbyer emigrantëve. Më e pakta që mund të bëjmë për ju, është tu kthejmë borxhin duke iu shërbyer. Regjistrimi është hap drejt garantimit të së drejtës së votës së emigrantëve. Janë bërë shumë premtime për votën e emigrantëve nga politika, por nuk është bërë asnjë gjë deri më sot”; ka thënë Tahiri.

Të gjithë emigrantët do të regjistrohen, pavarësisht vendndodhjes, pasi sipas Tahirit kjo është e vetmja mënyrë që shteti t’u shërbejë shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *