Subscribe

Ministri i Brendshëm ka marre mbështetjen nga zyrtaret e Bashkimit Evropiane, per reformat integruese qe ka ndërmarre qeveria shqiptare. Saimir Tahiri është takuar me drejtorin e zgjerimit ne Komisionin Europoian Kristian Danielsen dhe Komisionerin për Çeshtjet e Migracionit Dimitris Avramopulos. Duke e u ndalur tek reforma ne drejtësi, Ministri i Brendshëm, theksoi se nga miratimi i saj varet hapja e negociatave. Ministri i Brendshëm e ka njohur komisionerin Avramopulos edhe me masat jane marre per te përballuar nje fluks te mundshëm te emigranteve nga lindja, te cilët shfrytëzojnë Shqipërinë si rruge kalimi. Nje çështje tjetër qe është diskutuar me zyrtaret e Brukselit, ka qene lufta ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit fetar. Tahiri tha se po bashkëpunohet ngushte me partneret strategjike, per te monitoruar lëvizjet e elementeve te dyshimte, te cilët kane prirje ekstremiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *