Subscribe

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sulmoi drejtpërdrejt gjyqtarin Arjan Aliaj, i cili një ditë më parë pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe dy vartësit e tij lidhur me çështjen e pajisjes së përgjimit.

Gjatë ceremonisë me rastin e 1-vjetorit të Komisariatit Dixhital Tahiri e cilësoi gjyqtarin Aliaj si një të korruptuar i cili gjatë karrierës së tij ka liruar vrasës e përdhunues ndërkohë që vazhdon ende të gëzojë mbështetje politike. Me tone të ashpra, Ministri i Brendshëm sulmoi edhe formulën e vendeve të rezervuara, te propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë e qe eshte vene si kusht nga opozita per votimin e reformës në drejtësi. Ne mbyllje, Ministri i Brendshëm tha se qeveria do të çrrënjosë këtë sistem të korruptuar.

Për ta bërë Shqipërinë më të drejtë nuk është vetëm një frazë tha Tahiri. Sot jemi në një provim madhor për të ardhmen e fëmijëve, ku duam të ndërtojmë Shqipërinë e duhur, mbi bazën e një sistemi që funksionon si duhet përfundoi ai. Ne orët e pasdites ministri brendshëm ka sjelle nje tjetër fakt, qe sipas tij tregon se vendimi per te pezulluar drejtorin e policisë ishte politik. Sipas tij, gjyqtari Aliaj nuk u zgjodh me short po u caktua.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *