Ne çadrën e opozitës ne bulevard po strehoen te gjithë ata qe i tremben vetingut. Ky ka qene mendimi i ministrit te brendshëm Saimir Tahiri ndaj protestës se demokrateve para kryeministrisë, ndërsa deklaroi se mazhoranca është e vendosur per te miratuar reformën ne drejtësi dhe per te ndëshkuar çdo te korruptuar.

 

Gjate nje takimi me te rinj qe votojnë per here te pare ne 18 qershor, ministri Tahiri ka ironizuar deputetet e larguar nga Partia Socialiste, ndërsa theksoi se qeveria është angazhuar per te forcuar shtetin ligjor.

 

Ministri i Brendshëm i ftoi te rinjtë te zgjedhin alternative me te mire, Partine Socialiste.

 

Takimet me votuesit e rinj bëhen ne kuadër te përgatitjeve qe ka nisur partia me e madhe e mazhorances për zgjedhjet parlamentare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *