Subscribe

Është shtyrë për në 19 shtator gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Ndaj ish-ministrit rëndojnë tre akuza, ndërsa prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin.

 

Nga ana tjetër, ish-ministri I Brendshëm, përmes një deklarate për mediat ka hedhur poshtë akuzat. Tahiri deklaroi se të gjitha akuzat që ka bërë prokuroria nuk qëndrojnë, ndërsa I cilësoi si të stisura.

 

“Ky procedim penal është nisur nga policë në varësi timen. Ata denoncuan Habilajt. Ato që thotë Prokuroria shqiptare janë gënjeshtra dhe antimafia italiane i ka hedhur poshtë”,

 

Ish-ministri theksoi më tej se ai e ka lënë mandatin me qëllim që të përballet me drejtësinë si qytetar I thjeshtë, ndërsa u shpreh I bindur se është I pafajshëm e se e vërteta do të dalë në dritë.

 

“Kam dashur të respektoj drejtësinë deri në fund. Jo pak shkak kam dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit, që të përballem me drejtësinë si qytetar. Kam refuzuar që të përgjigjem ndaj akuzave të Prokurorisë, duke mbajtur gjithë baltën në kurriz, duke shpresuar se e vërteta do dalë në dritë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *