Subscribe

Ish ministri i brendëshëm Sajmir Tahiri shpertheu ne akuza ndaj prokuroreve te cilet i beri pergjegjes perhapjen e lajmeve te rreme ne media.

 

Duke kerkuar hetimin e tyre ai tha se dosja nuk ka me asnje sekret hetimor dhe per kete arsye procesi duhet te jete i hapur.

 

 

Ish ministri i brendshem e quajti absurde kerkesen e perseritur te perfaqesuesve te organizat te akuzes per zgjatjen e afatit te hetimeve. Sajmir Tahiri theksoi se drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi.

 

 

 

“Hetimet janë zgjatur pesë herë, ka kaluar çdo afat i arsyeshëm, zgjedhja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë apo tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, e nëse kjo ndodh me mua, imagjinoni se cfarë ndodh me të tjerët, që përplasen para gjykatave, bërtasin. Unë nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar drejtësinë, pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime ta respektoj. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon, pastaj do të flas, por peng nuk ka si më mban njeri. Kjo çështje ka kaluar çdo limit të arsyeshëm. Sot seanca u shty. Gjykata nuk kishte asnjë sekret. Ju keni aq shumë mesazhe nga prokurorët në telefonat tuaj sa nuk ka më sekrete. Seanca u shty, pasi gjykata kërkoi dokumente që prokurorët nuk i kishin. Kjo cështje është shtyrë 5 herë, ka humbur sensin”

 

Tahiri ankimoi kerkesen e prokurorise per zgjatjen me tre muaj te afatit te hetimeve.

 

Gjyqtarja Juliana Baka e shtyu vendimin më datë 11 Shkurt, për shkak se tre prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arens Çela nuk kishin me vete letërporositë e mbërritura nga Italia.

 

Prej një viti ish ministri i brendshem është nën hetimim pasi akuzohet se i ka krijuar lehtësi në trafikun e drogës grupit habilaj, në kohën që mbante postin e ministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *