E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tahiri: Nuk ka pajisje përgjuese

Akuzave te ditëve të fundit për ekzistencën e një pajisje përgjimi në Policinë e Shtetit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur me një mohim në mënyrë kategorike.

“Policia nuk disponon as nuk ka disponuar një pajisje të tillë se nuk i lejohet. Policia bashkë me partnerët nuk ka punuar dhe s’do punojë me një pajisje të tillë pasi është e jashtëligjshme.”

Në një dalje për mediat, Tahiri tha se të gjitha janë akuzat e bëra nga selia blu nuk kanë asnjë bazë për pajisjen e përgjimit, pasi bëhet fjalë për një trajnim me disa nga vendet e Europës dhe konkretisht me Italinë, sipas një marrëveshjeje te firmosur në vitin 2007. Lidhur me rastin e Klement Balilit, i cili nuk po gjendet nga policia, Tahiri tha se duhet pyetur prokuroria.

“I bashkohem Ylli Manjanit për këtë, pyesni Prokurorinë”.

Reklamë

Në fund ministri i Brendshëm theksoi se është i gatshëm të jetë i pranishëm ne Komisionin e Sigurisë vetëm nëse merr një ftesë zyrtare.

 

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë