Subscribe

Pas drejtorit te përgjithshëm Haki Çako edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka konsideruar gënjeshtra lajmet e publikuara nga mediat e huaja ku Shqipëria prezantohet si vend i trafikut të armëve për ISIS-in, apo edhe se terroristët kanë marrë në dorë trafikun e drogës në Lazaratit. Pas analizës së policisë së Tiranës, Tahiri tha se shkrimet janë bërë nga gazetarë anonimë. Por ministri i brendshëm nuk është mjaftuar vetëm me deklarata. Ai u është drejtuar me letër redaksive te këtyre mediave ku thekson shtrembërimin qe i është bere realitetit. Ne letra Tahiri nënvizon se Shqipëria vërtet është me shumice myslimane, por është njëherësh simbol i harmonisë dhe tolerancës fetare. Në një reportazh “Corriere Della Sera” shkruante se nga Shkodra trafikoheshin armë drejt grupeve mafioze mes tyre dhe ekstremistëve të ISIS. “Daily Mirror” nga ana tjetër në një shkrim theksonte se pas operacionit të policisë në Lazarat parcelat e drogës janë në pushtetin e ISIS që e trafikon atë në vendet e Evropës.

Letra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *