E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tahiri: Më shumë shqetësohet Edi Rama sesa Albin Kurti për krizën energjetike në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka “thumbuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili mungoi në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e masave të kufizimit të energjisë elektrike.

 

Reklamë

Nga foltorja e Kuvendit, me ironi, ai u shpreh se më shumë për krizën energjitike në Kosovë shqetësohet Edi Rama sesa Kurti.

 

“Edi Rama më shumë po interesohet për krizën energjetike në Kosovë sesa Albin Kurti, i cili as nuk ka ardhur në seancë”, deklaroi Tahiri.

 

Rama ka reaguar lidhur me krizën energjitike në Kosovë. Ai ka kërkuar nga Ministria e Energjisë çdo mundësi për të ndihmuar Kosovën në përballimin e krizës energjetike në mënyrë që qytetarëve të mos i mungojë rryma gjatë dy ditëve të festave të fundvitit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë