Politikë
Tahiri: LSI të lexojë drejt raportin e DASH për drogën

Ministri i Brendshëm në detyrë Saimir Tahiri reagoi pas deklaratës së Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën. Në një status në rrjetin social Facebook, Tahiri shkruan se pretendimi i LSI-se është i pasaktë, ndërsa vjen në një kohë kur qëllimet politike të partive kundërshtare bëhen për të marrë sa më shumë vëmendje e vota.
Sipas Tahirit, LSI duhet ta lexojë drejt raportin dhe të bëjë krahasimin me raportet e mëparshme. Tahiri vijon me tej duke the ne se kjo forcë politike, duhet ta ketë për krenari që është aleate me Partinë Socialiste në këtë fazë historike reformash për vendin.
Reklamë
Vazhdo të lexosh
Reklamë



