Ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, i është drejtuar me një letër kreut te shtetit Bujar Nishani dhe ministrit te drejtësisë Ylli Manjni. Ne te shprehet shqetësimi për vendimet e gjykatave, te cilat lirojnë shpesh te arrestuarit per armëmbajtje pa leje. Tahiri i referohet një rasti konkret, atij te gjyqtarit te Vlorës Lurent Fucia, i cili sipas tij ka shpërdoruar detyrën.
“Po ju drejtohem ne lidhje me nje problem mjaft shqetësues qe rrezikon te dekurajoje policinë ne luftën kundër krimit, duke privilegjuar shtetas qe arrestohen ne publik per armëmbajtje pa leje dhe lirohen ne sallën e gjyqit. Ne këto raste qytetaret mund te dallojnë sa te pabarabarte janë shkelësit e ligjit përpara gjykatës, pikërisht pse te ndërtosh pa leje nje çati edhe mbetesh ne burg, port e kapesh me arme paleje edhe mund te mos mbetesh ne burg.”
Ndërsa e konsideron vendimin e gjykatës se Vlorës te rrezikshëm, ministri i brendshëm kërkon ndërhyrjen e kreut te shtetit per marrjen e masave urgjente. Tahiri thotë ne letër se gjyqtari Fucia nuk ka zbatuar nenet përkatëse te Kodit Penal, por ka zbutur qëllimisht dënimin.
“Lutem ne vlerësimi e rastit nga ana juaj per kompetence, pasi veprimi i gjyqtarit Laurent Fucia ka indinjuar me te drejte, drejtuesit e punonjësit e Drejtorisë se Policisë Vendore Vlore, te cilët ndjehen te dekurajuar ne kryerjen e detyrës, e akoma me shume qytetaret qe ndjehen te kërcënuar nga gjyqtare qe marrin vendime haptazi ne favor te shkelësve te ligjit.”
Nje dite me pare Sajmir Tahiri u shpreh iu vendosur për rritjen e dënimit per akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ai deklaroi se Ministria e Brendshme do te paraqesë se shpejti amendimet e reja ligjore.