E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tahiri kujton kohën kur ishte ministër: Arritëm plot, faleminderit ty që besove!

Saimir Tahiri është kthyer pas në kohë kur ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme.

 

Ai kujtoi sesi katër vjet më parë la pozicionin e drejtuesit të Ministrisë së Brendshme dhe falenderoi ata me të cilët ka bashkëpunuar.

 

Me anë të një videoje, Saimir Tahiri u shpreh se gjatë kohës që gëzoi këtë post, u bënë shumë punë.

 

”Sot 4 vjet më parë, mbylla detyrën time si ministër i Brendshëm. Eksperienca e jetës, me shumë dashuri e pasion, dhe plot arritëm. Faleminderit me shpirt djemve e vajzave që punuan krah meje në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Faleminderit ty që besove! Faleminderit dhe ty që kritikove. Na bënë të gjitha mirë! Gëzuar Ditën e Verës”, ishte mesazhi i ish-ministrit Saimir Tahiri.

 

Vazhdo të lexosh