E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tahiri: Koalicioni ynë, me njerëzit

Pas dorëzimit te detyrës si ministër i brendshëm, kryetari i Partisë Socialiste per Tiranën Saimir Tahiri, ka zbaritur ne baze. Nga Kombinati gjate takimit me socialistet e zonës, Tahiri shprehu qëndrimin e prere te qeverise: Nuk do te ketë qeveri teknike dhe as shtyrje te zgjedhjeve. Ne 18 qershor tha Tahiri, shqiptaret do t’i drejtohen kutive te votimit.

 

Ne prag te përfundimit te marrëveshjes se koalicionit  4- vjeçar me LSI dhe kur ende nuk dihet qëndrimi i Ilir Metës per zgjedhjet e ardhshme, Saimir Tahiri ka theksuar se koalicioni me i forte per Partine Socialiste është ai me shqiptaret.

 

Reklamë

Kryetari i Partisë Socialiste te Tiranës ftoi shqiptaret qe ne 18 qershor te votojnë Partine Socialiste dhe Edi Ramen kryeministër. Me herët, edhe kreu i grupit socialist Gamoz Ruci nga Fieri, theksoi se nuk do te ketë qeveri teknike dhe as shtyrje te zgjedhjeve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë