Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të mblidhet më datë 28 maj në orën 13.30 për të shqyrtuar kërkesën e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, për heqjen e masës “arrest shtëpie”. Vendim i cili është dhënë disa ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

 

Kërkesën Saimir Tahiri e mbështet në argumentin se masa e sigurisë është e pa mbështetur në prova. Ndërkohë vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar masën “arrest me burg”, duke pretenduar se ka prova të mjaftueshme.

 

Ish-ministri i brendshëm Tahiri akuzohet nga krimet e rënda si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës por edhe per korrupsion pasiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *