Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ka folur per here te pare per ngjarjen e rende qe iu mori jetën 3 personave ne Elbasan, mbrëmjen e se mërkurës. Tahiri ka sqaruar para deputeteve se konflikti është ndjekur ne vazhdimësi nga policia, pasi është nje prej rasteve me tragjike me 8 te vrare ne një dekade. Por Tahiri ka bere përgjegjës shtetin qe nuk ka funksionuar, duke vene ne dukje se ne 10 vitet e fundit janë vrare 8 persona, ka pasur 2 tentativa vrasje dhe sistemi i drejtësisë ka dënuar vetëm 2 përgjegjës. Jashte akuzave te ministrit te Brendshëm nuk ka mbetur as policia, ne kohen kur vendin e drejtonte qeveria Berisha. Duke dhëne kete sqarim për ngjarjen e Elbasanit, ministri Tahiri nuk i ka kursyer akuzat ndaj opozitës, e cila sipas tij rend te marre përfitime politike me vdekjen. Por sqarimet e ministrit te Brendshëm nuk e kane qetësuar opozitën, e cila ka vene alarmin se vendi është shndërruar ne nje mini Afganistan dhe vetëm ne 32 dite kane ndodhur 18 vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *