E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tahiri akuzon edhe Presidentin

Në daljen e tij të tretë para mediave brenda dy ditëve, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sulmoi sërish gjyqtarin, i cili pezulloi nga detyra Drejtorin e Policisë dhe dy vartësit e tij. Tahiri akuzoi Gjykatën e Tiranës se ka përzgjedhur Arjan Aliajn, jashtë shortit dhe jashtë ligjit, me justifikimin se gjyqtari i përzgjedhur me pare, kishte probleme shëndetësore. Këtu Ministri i Brendshëm i kërkoi Presidentit të Republikës, në rolin e kryetarit të KLD, të përgjigjet se për cilat arsye u përzgjodh ky gjyqtar që ka liruar persona të akuzuar për përdhunim e vrasje. Ministri i Brendshëm akuzoi drejtpërdrejt dhe kryetarin e Gjykatës së Tiranës. Tahiri tha se do të vazhdojë të demaskojë me fakte gjyqtarë e prokurorë, të cilët nën mburojën politike shkelin ligjin. Sipas tij, qeveria është e vendosur që të trondisë këto themele të korruptuara në sistemin e drejtësisë në mënyrë që gjyqtarët ti shërbejnë ligjit e qytetarëve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video