“San Siro” shpesh here është njohur si nje fortese e vështirë per Realin e Madridit. Ky i fundit ka dështuar te marrin qofte nje fitore ne te gjitha perballjet zyrtare ne kete stadium. Ne te shumtën e rasteve ka qene Milan dhe disa here Inter, ekipet qe e kane nxjerre Realin pa nje tre pikesh nga kjo fushe. Te shtunën, Galaktiket rikthehen ne stadium, por kete here jo per t’u ndeshur ne fazën e grupeve, por per te diskutuar ngritjen e trofeut. Ky fakt nuk po ndikon tek lojtaret pasi te gjithë po mendojnë vetëm per fitimin e Champions League. Serxho Ramos deklaroi se duhet ta fitojmë per ta kthyer këtë sezon, ne nje sezon te mrekullueshëm. Dhe ne lidhje me tabunë e fushës kapiteni i Los Blancos, nënvizoi: “Kete them dhe une, qe tabute per t’u thyer jane”. Por nga ana tjeter San Siro nuk drithëron, por emocionon, pasi Simeone do te riktheht ne shtepine e tije te dikurshme ne te cilën zhvilloi dy sezone dhe fitoi kupen UEFA dhe bashku me fenomenin Ronaldo. Te shtunën, ne finale e madhe
qe do te transmetohet ekskluzivisht ne Vizion Plus dhe Tring, Simeone do te sule ekipin e tij per te shënuar te paret. Kete e konfirmoi dhe francezi Griezman duke thene : “ Dua vetem te shënojmë te paret.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *