Deputetja e PDS, Jorida Tabaku njekohesisht nënkryetare e komisionit të Ekonomisë shfrytëzoi debatin e radhës të zhvilluar në këtë komision për të kërkuar largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Tabaku tha se Ministri Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe, bashkë me Saimir Tahirin  në liri, janë pengesë për integrimin e vendit dhe hapjen e negociatave.

 

Duke iu drejtuar Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, Jorida Tabaku vuri në dukje se Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të të rinjve që po emigrojnë për shkak se lidhjet e qeverisë me krimin ua kanë bërë jetën të pamundur, duke mos ndërtuar dot të ardhmen në vendin e tyre.

 

Tabaku i kërkoi Majkos të tregohet i drejtpërdrejt  dhe njësoj sikurndër pohoi se Partia Socialiste humbi zjedhjet në ato zona ku nuk takuan kriminelë, të pohojë tani se krimi i lidhur me qeverinë është pengesë për edhe për integrimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *