Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po jep dëshminë e tij para komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.

 

Seanca e pyetje-përgjigjeve është kthyer në një debat mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryetares së komisionit, Jorida Tabaku.

 

Kjo e fundit e ka akuzuar Erion Veliajn se po gënjen për vendimin e këshillit bashkiak që  e autorizon atë për fillimin e procedurave për inceneratorin e Tiranës. Ndërsa Veliaj ka deklaruar se nuk është e vërtetë, pasi ai është autorizuar për të bërë këtë.

 

Një tjetër debat mes Tabakut dhe Veliajt është zhvilluar edhe për depozitimin e dherave të ndërtuesve në landfill. Kryetarja e komisionit i kërkoi kryebashkiakut të dokumentojë vendimin për tarifën që duhet të shlyjnë ndërtuesit, ndërkohë që kjo përgjigje nga kryebashkiaku nuk u mor, pasi të dyja palët u përfshinë në akuza dhe kundër akuza politike.

 

Pjesë nga diskutimi: 

 

Jorida Tabaku: Në datën 27.03.2017 kërkesës së Alqi Bllakos për projektin e inceneratorit të Tiranës, të cilën ne e kemi administruar këtu si shkresë, jeni shprehur pro. Cila pikë e cilës gërme, e cilit nen të ligjit Nr.139 të vitit 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ju autorizon ta bëni këtë si kryetar i bashkisë Tiranë?

 

Veliaj: Më autorizon pika 12 e ligjit 10463, 23.09.2012 i qeverisë “Berisha” që sipas studimit të fizibilitetit referohet dhe parashikon se pika 12 “kryetarët e qeverisjes vendore, janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ në përputhje me kërkesat e këtij ligji” . Kam zbatuar një ligj që shumica juaj ka aprovuar në parlament.

 

Tabaku: Ky ligj siç e thatë edhe ju është për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ju keni një ligj që organizon qeverisjen vendore, që ka kompetenca të ndara mes trupave të ndryshme, institucioneve të ndryshme dhe që i ka kompetencat e ndara. Cila pikë, e cilit nen që unë përmenda në ligjin Nr.139 “Për organizmin e pushtetit vendor”, ju ka autorizuar ju për këtë veprim?

 

Veliaj: Më ka autorizuar pika 1 e nenit 5 të ligjit Nr.139 “Për vetëqeverisjen vendore i ndryshuar”, në germën “gj” të nenit 64 përcakton se “ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët. Per sa kohe qe jam zgjedhur kryetar i bashkisë.

 

Tabaku: Sipas pikës 5 qe ju referuat ju nuk e keni kete kompetence qe keni firmosur kete shkrese. Ju keni kompetenca qe nuk i ka Keshilli Bashkiak. Kjo është nje kompetence qe i takon Këshillit Bashkiak.

 

Veliaj: Në përgjigje të shkresës suaj për procedurat koncensionare ju bëj me dije se bashkia Tiranë nuk flas për qarkun. Më keni vënë atribute që nuk i kam.

 

Tabaku: Lexo vendimin

 

Veliaj: Je e dënuar sistematikisht për shpifje.

 

Veliaj: Unë them vetëm jam në parim me studimin. Ky Mavria (Isa Sakja) shkon në detaje dhe thotë që marr përsipër detyrimet që janë për bashkiën Kavajë. Në dallim nga kryetarët e bashkisë së Vorës dhe Kavajës, 106 këshilli bashkiak i thotë ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për angazhimi. Kryetar Aldrin dalilipi që është dhe kryetar i qarkut. Ndërkohë bashkitë që drejton PD i përgjigjen vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *