E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tabaku: Veliaj t’u jap zgjidhje kërkesave të banorëve të Bregut të Lumit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj që t’i japë zgjidhje situatës së banorëve të Bregut të Lumit.

 

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, Tabaku teksa iu bashkua protestës së banorëve në orën 16:00 deklaroi se Veliaj nuk duhet të fshihet më por t’I japë zgjidhje kërkesave të ligjshme të banorëve të Bregut të Lumit.

 

“Sot në Ditën e Rinisë, në ditën simbol të 8 dhjetorit, në ditën simbol të demokracisë, këta njerëz vazhdojnë të protestojnë edhe pas 28 vitesh për një të drejtë themelore që është e drejta e pronës. I bëj thirrje edhe njëherë qeverisë që të vijë të dëgjojë kërkesat e tyre të ligjshme. U bëj thirrje të gjithë atyre deputetëve të Partisë Socialiste që kanë ardhur dhe ju kanë premtuar se do ta vlerësojnë pronën e tyre. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të mos fshihet, por të vijë të ballafaqohet këtu me premtimet e tij.”

 

Tabaku I bëri thirrje Veliajt dhe qeverisë që të nxjerrin VKM-në që dhe këto familje të trajtohen ashtu si familjet e tjera të projektit të Bulevardit.

 

Tabaku tha se këta banorë do të vazhdojnë të protestojnë deri kur prona e tyre të jetë e mbrojtur.

 

Ajo deklaroi se opozita do të jetë në krah të tyre, çdo ditë, derisa e drejta e tyre të fitojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë