Subscribe

Nënkryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku akuzon qeverinë për rritjen e çmimit të naftës. Me ane te nje postimi ne Facebook, ajo e lidh shtrenjtimin me taksat dhe tarifat e vendosura për karburantet.

 

“Qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i çmimit të naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim personal i qeverisë e cila duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera kanë ndikuar në rritjen e çmimit.”

 

Tabaku bën edhe një krahasim me vendet europiane:

 

Sipas të dhënave të Global Petrol Prices, ne paguajmë për një litër naftë çmimin e 184.03 lekë/litër ndërkohë që një belg paguan 183.53 lekë/litër, një zviceran 182.51 lekë/litër, një kroat 178.36 lekë/litër.

 

Ne postimi e saj, Tabaku krahason taksat mbi karburantin ne vitin 2013, te cilat ishin 47.17 %, ndërsa ne vitin 2018 arrijnë ne 60% te çmimit.

Sipas saj, e vetmja rrugë për uljen e çmimit të naftës është një politikë e re fiskale që mbron dhe stimulon konsumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *