E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tabaku: Taksa e sheshtë 9%, drejtësi për shtresën e mesme

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa fliste për planin ekonomik të PD-së, akuzoi kryeministrin Edi Rama se taksoi shtresën e mesme dhe uli taksat për oligarkët.

Gjatë një konference për mediat, Tabaku theksoi se taksa e sheshtë 9 për qind ka në qendër familjen dhe individin, si dhe do të ulë zvogëlojë informalitetin, raporton Vizion Plus.

Sipas saj, paketën e ndihmës në periudhën e pandemisë e përdorën klientët e kryeministri Rama dhe jo biznesi i mesëm ose i vogël.

“Si rezultat i taksës progresive, taksat u rriten me 3 miliard euro, pjesa më e madhe mori favore. Kush e mori në kohën e Covidit, pjesën më të madhe. Ne e kemi denoncuar se kush e përdori fondin, oligarkët. Ai i ka ngritur në piedestal. Njerëzit e thjeshtë janë taksuar dhe mbi taksuar. Ky është premimi më i madh i Bashës, eleminimi i cdo favori që iu janë bërë bizneseve. Do t’i trajtojmë të gjithë taksapaguesit në mënyrë të barabartë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë