Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku denoncoi se niveli i korrupsionit në Shqipëri është alarmant. Duke ju referuar një raporti të “Transparency International”, Tabaku tha se sot qeveria përbëhet nga grupe të korruptuara.

 

“Transparency International: Shqipëria korrupsion alarmant në nivelin e kapjes së shtetit! Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ky është një konstatim jo veç I opozitës por edhe i një raporti të dedikuar të TI, një institucioni të specializuar për korrupsioin. Sot qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara, sot ligjet shkruhen e kalohen nga interesa të ngushta klienteliste dhe sot interesat kriminale vendosin për ndarje tenderash e koncesionesh. Raporti vlereson se raste si ai i Vangjush Dakos që ka përfshirë grupe kriminale në blerje votash, ai i Tahirit me përfshirjen me trafikun ndërkombëtar të drogës, rasti i ligjit te lojerave te fatit ku qeveria mbështeti qartësisht grupet kriminale dhe favorizoi klientët e saj janë shembuj të qartë të kapjes së shtetit. Në raport përmenden dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita.”

 

Sipas Tabakut, korrupsioni ka “pushtuar” qeverinë, por premtoi se kjo gjë do të ndryshojë kur opozita të marrë karrigen e pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *