E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tabaku: Shqipëria është e dyta në botë për korrupsion

Demokratja Jorida Tabaku ngriti si shqetësim këtë të martë korrupsionin, për të cilin sipas saj, Shqipëria mban vendin e dytë në botë.

 

Duke iu referuar raporteve nga Banka Botërore e BERZH, Tabaku deklaroi në rrjetet sociale se zyrtarët shqiptarë pasurohen nga taksat që paguajnë qytetarët.

 

Reklamë

Ajo nuk la pa sulmuar mazhorancën, duke u shprehur se ajo është veçanërisht e lidhur me korrupsionin.

 

“Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve. Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH. Të dytët në botë për korrupsionin,  me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve. Tri herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë! Ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë. Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë. Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë