Akuzat ndaj qeverisë ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku nuk i kurseu as këtë të enjte.

Në “Facebook”, ajo deklaroi se përsa kohë që PS ka qenë dhe vijon të jetë në pushtet, qytetarët vetëm janë taksuar dhe varfëruar më shumë.

Si zgjidhje për këtë, ajo dha ndërrimin e pushtetit. Tabaku premtoi se me marrjen e pushtetit nga ana e PD, do të ketë lehtësim taksash.

“Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër. Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e çmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon. Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë. Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen. Së bashku mund t’ia dalim! E ardhmja është ajo e Shqipërisë në Punë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *