Ish-deputetja demokrate shprehet se kryeministri Edi Rama vijon dhe e përqesh popullin e tij, pasi nuk i kupton vuajtjen e shqiptarëve. Sipas saj, fyerjet nga Kryeministri shtohet veçanërisht kur i mungon argumenti dhe përballet me të vërtetën.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku  nënvizoi se në Shqipëri vazhdon të pasurohen edhe në kohën e pandemisë vetëm një grusht njerëzish, për të cilët tha se janë miqtë oligarkë të Rames që marrin milionat e PPP-ve ose tenderave sekretë.

“Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet. Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin. Një grusht njerëzish vazhdojnë të pasurohen edhe në kohën e pandemisë së varfërisë ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojë Rama një qytetar që ka një familje për të mbajtur dhe këtë gjë e bën me djersën e ballit dhe punë të ndershme. Edi Rama nuk i kupton vuajtjet e shqiptarëve, pasi për të vuajtja është kur miqtë e tij oligarkë nuk marrin milionat e PPP-ve apo tenderave sekretë.”

Për ish-deputeten, Rama ka frikë nga e vërteta pasi kjo e zhbën propagandën e tij boshe.

“Prandaj sa herë përballet me të vërtetën, ai fyen gjithëkënd që e thotë. Pasi mendon që e vërteta do të trembet. Por jo. E vërteta flet siç e tregojnë edhe këto qytetare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *