Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku deklaroi se gjatë takimeve elektorale ka hasur shumë qytetarë që refuzojnë t’i hapin derën kryeministrit Edi Rama

 

Ajo tha në “Facebook” se zgjedhja për qytetarët është mes një njeriu që merr angazhime, duke ju referuar Lulzim Bashës, një Ramës që sipas saj, vetëm gënjen. Me Bashën kryeministër, Jorida Tabaku u shpreh se ndryshimi i Shqipërisë është i garantuar.

 

“Për të ndërtuar një vend më të mirë na duhet një qeverisje që mendon për qytetarët. Rama nuk ka menduar në asnjë ditë për shqiptarët dhe familjet e tyre. Në çdo derë që kam trokitur kam dëgjuar qytetarë që refuzojnë t’i hapin derën Ramës, që refuzojnë për të dëgjuar gënjeshtrën e tij. Qytetarët kanë për të vendosur jo mes Ramës apo Bashës por mes një njeriu që gënjen dhe një njeriu që ka marrë angazhime. Të gjithë e dimë se si Shqipëria mund të ndryshojë, duke votuar PD dhe numrin 9! Voto PD! Voto 9! #shqiperiafiton #familjafiton #qytetifiton.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *