Tabaku: Qeveria s’ka vullnet të luftojë drogën, bën vetëm propagandë

Partia Demokratike thotë se Shqipëria është bazë për drogërat e forta.
Ish deputetja Jorida Tabaku shkruan se ndonëse lufta kundër trafikut të lëndeve narkotike është një kusht I Bundestagut për hapjen e negociatave, qeveria nuk ka aspak vullnet ta luftojë.
Tabaku ka marrë si shembull edhe rastet e fundit të zbulimit të sasive te mëdha të drogës që lëvizin drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.
Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës.Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë nderhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit. Faqja që tregon udhetimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, (https://panjiva.com/Alba-Exotic-Fruit-Shpk/29513544) ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar.
Jorida Tabaku shton se Shqipëria ka nevoje për politikane serioze dhe jo për propaganda dhe politike boshe.
Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!Nuk eshte kjo Shqiperia qe meritojne femijet tane, nuk eshte kjo rruga Europiane e Shqiperise! Me Edi Ramen nuk mund te kete Shqiperi europiane!





