Gjatë një dalje për mediat, Jorida Tabaku deputete e PD dhe nënkryetare e komisionit të Ekonomisë tha se Gjykata Europiane e Auditimit konfirmon qeverinë Rama si kampione të korrupsionit në Europë pasi 1 në 3 tendera bëhen pa garë.

 

“Qeveria e Edi Ramës është kampione në Europë, përsa i përket vjedhjes së taksave të qytetarëve të saj. Ajo vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë! Kjo është dhe arsyeja pse Rama rriti taksat. Sa më shumë para i merr qytetarëve aq më shumë mundësi për të vjedhur.Tani ky përkufizim nuk është më vetëm një konstatim i Partisë Demokratike, por është përfundimi i një analize të detajuar që Gjykata Europiane e Auditimit i ka bërë vjedhjes së frikshme me tenderët publikë në Shqipëri.  Njësoj, siç deklaruam ne pak javë më parë, të dhënat e Gjykatës Europiane të Auditimit tregojnë se 30% e tenderave në qeverinë Rama jepen përmes metodës korruptive të “Negocimit pa Shpallje”. Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Kjo do të thotë se 1 në 3 tendera jepet pa garë.”

 

Tabaku tha se Rama dhe qeveria e tij po e trajtojnë pushtetin si një tepsi ku secili ministër ndan llokmën e tij me oligarkët dhe me klientët e besuar, duke shkatërruar konkurencën e ndershme.

 

Ajo shtoi se Partia Demokratike do të nisë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit jo vetëm si pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *