Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi i mëtejshëm...

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

BE propozon mision trevjeçar në Liban për trajnimin e...

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do...

Debate të forta tek “territorialja”, PS e PD përplasen...

Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati ta votojmë...

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol thelbësor në...

Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi i Paqes,...

Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës të shtunën

Tabaku: Qeveria ka frikë nga vota e diasporës, po përjashton 150 mijë votues

27 Shkurt 16:09

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë seancës së sotme parlamentare ngriti si shqetësim trajtimin e pabarabartë që po u bëhet shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Sipas saj qeveria po tenton të përjashtojë nga procesi zgjedhor mbi 150 mijë shqiptarë të diasporës.

“Frika e qeverisë nga vota e diasporës është e qartë. Ata dinë të vlerësojnë meritën, ndershmërinë dhe punën e palodhur, ndaj qeveria bën gjithçka për t’i mbajtur jashtë votimi”, tha Tabaku.

Ndërsa ju referua shifrave alarmante, Tabaku tha se nga 237 mijë regjistrime të diasporës, 97 mijë persona janë refuzuar, ndërsa 40 mijë prej tyre janë përjashtuar në mënyrë unike.

“A nuk janë këta shqiptarë? Kjo është një padrejtësi e papranueshme dhe një standard i dyfishtë që qeveria e zbaton gjithmonë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht”, theksoi Tabaku.

Më tej ajo preku edhe problemin e emigracionit masiv, duke theksuar se mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar drejt Gjermanisë në 10 vitet e fundit, shpesh duke braktisur edhe shtetësinë shqiptare për të siguruar një jetë më të mirë.

“Askush nuk ka ikur nga Shqipëria sepse ka dashur të largohet. Kanë ikur sepse nuk shohin të ardhme në këtë vend të kapur nga korrupsioni dhe oligarkia. Ata shqiptarë që sot mbajnë lart flamurin tonë dhe punojnë me ndershmëri nuk kanë të njëjtat të drejta si klientët e qeverisë. Ata nuk kanë përfituar asnjë favor, nuk kanë marrë koncesione, nuk kanë abuzuar me taksat, por janë më shqiptarë se ata që qeverisin këtë vend prej 10 vitesh”, u shpreh deputetja.

Në fund të fjalës së saj, deputetja demokrate denoncoi edhe aferat e fundit korruptive të qeverisë, duke përmendur rastin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

“Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, u thirr rektori i Universitetit për një aferë korruptive ku disa përfaqësues janë nën hetim. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes së sotme: ndërsa diaspora lufton për të drejtën e votës, këtu qeveria vazhdon të zhytet në korrupsion dhe abuzime”, përfundoi ajo, duke këmbëngulur që qeveria të ndalë lojërat politike dhe të garantojë votën e diasporës.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Diaspora Tabaku Vizion Plus vota

Nga e njëjta kategori

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi i mëtejshëm i marrdhënieve mes dy vendeve

më shumë...

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

më shumë...

Debate të forta tek “territorialja”, PS e PD përplasen për zbatimin e afatit të realizimit të reformës

më shumë...

Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati ta votojmë në Parlament kërkesën e protestuesve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

4:43

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

4:39

BE propozon mision trevjeçar në Liban për...

4:32

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja...

4:00

Pse disa njerëz nuk mund të urinojnë...

3:38

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në...

3:17

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit...

3:13

Debate të forta tek “territorialja”, PS e...

2:50

Festohet “Shën Prodhromi” në Voskopojë, besimtarët kalojnë...

2:32

Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati...

2:26

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol...

2:24

Përfshihet nga flakët fuoristrada në Llogara, shkrumbohet...

2:09

Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi...

1:39

Kurti: Qytetarët folën qartë, rezultati tregoi se...

1:37

“Në një njohje me ish-fermeren e Ferma...

1:34

Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës...

1:24

Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë...

1:06

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikolo...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë në Gjirokastër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.