Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin ka arritur...

PE miraton rregullat e reja për kthimin e emigrantëve...

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në...

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon, Rusia po...

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj autobusit që...

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”, KLGJ e...

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve të Teheranit...

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin Pogradec-Lin, një...

Tabaku: Qeveria e lidhur drejtëpërdrejtë me pastrimin e parave, ja si do e luftojë PD

22 Shkurt 11:59

Edhe Partia Demokratike ka regauar në lidhje me raportin e fundit nga Moneyval, që e vendos Shqiperinë në listën gri të pastrimit të parave.

Ish deputetja Jorida Tabaku nëpërmjet një deklarate për mediat thotë se është fatkeqësi e madhe që Shqipëria është vendi i vetëm në Europë i përfshirë në këtë listë.

Kjo, shton Tabaku, tregon që mekanizmat dhe vullneti politik për të luftuar paratë e pista mungon.

 

Shqiperia ne listen gri te pastrimit te parave!Fatkeqësisht dje Shqipëria është vendosur në zonën gri nga  , institucioni që merret me shqyrtimin e vendeve ku pastrohen paratë. Jemi vendi i vetëm në Europë që jemi përfshirë në këtë listë dhe kjo tregon që mekanizmat dhe vullneti politik për të luftuar paratë e pista mungon.  Afërmendsh, milionat që shpenzohen sa nga ndërtimi e në fusha të tjera, droga që qarkullon në vend që prej shtatë vitesh me një volum qindra herë më të lartë, siç raporton edhe Guardia Di Finanza, janë prova të qarta.Lufta kundër pastrimit të parave të pista ka qenë një nga kauzat që PD ka ngritur që në fillim duke kërkuar angazhim serioz kundër një prej krimeve ekonomike më vdekjeprurëse për ekonominë, punësimin dhe shoqërinë. Këtij pushteti i mungon ky vullnet sepse siç është vërtetuar ai është i lidhur drejtpërdrejt me pastrimin e parave. Spektakli politik me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fortëve që më pas shpallen të pafajshëm, është pastrim figure dhe jo luftë ndaj krimit. Shqipëria është në ditë të vështirë, shqiptarët janë viktima të një keq qeverisje me dashje. Ne nuk meritojmë një vend të prapambetur dhe çerdhe e pastrimit të parasë.

 

Tabaku thotë se PD ka një plan konkret për të luftuar paratë e pista.

 

 

Prandaj PD ka propozuar një ligj që do të luftojë deri në fund logjikën e sotme të ekonomisë së pastrimit të parave. Ligji Anti-mafia do të luftojë jo vetëm oligarkinë për ta çliruar tregun nga duart e oligarkëve por edhe do të mundësojë luftën ndaj pastrimit të parave. Me parimin ndiq paranë ne do të mundësojmë sekuestrimin  e aseteve të vendosura nga krimi i organizuar , do të luftojmë në çdo ind të ekonomisë krimin ekonomik dhe të vendosim përpara drejtësisë fajtorët.Ne, nuk do të ndërtojmë një infrastrukturë që do të justifikojë pasurinë e të inkriminuarve. Përundrazi do të angazhojmë gjithë fuqinë e shtetit për të evidentuar dhe dënuar ata që sot po pastrohen në rrugë antiligjore nga qeveria.

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
akuza Pastrimi I Parave PD qeveria Tabaku

Nga e njëjta kategori

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt kryeministrisë

më shumë...

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar

më shumë...

“Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në Mesdhe

më shumë...

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”, KLGJ e KLP ngrenë shqetësimin për mungesë gjyqtarësh e prokurorësh

më shumë...

One thought on “Tabaku: Qeveria e lidhur drejtëpërdrejtë me pastrimin e parave, ja si do e luftojë PD”

  1. Emigranti says:
    February 22, 2020 at 1:30 pm

    Ligji aty ishte pse nuk u zbatua nga PD kur ishte ne pushtet?
    Pse duhet ta bej sot ?
    Krimi I organizuar aty ishte keto vila apo apartamente e bisnese aty kan qen kur ishte PD ne pushtet pse nuk e luftoj krimin ?
    Mos te lozim lojen macia me miun PD esht aq e pist sa PS
    Sot ne Shqiperi jan 3 parti we po peshkojn shqipetaret politikanet me te korruptuar I ka PD/PS/LSI partit e tjera jan vetem kulishat e tyre akoma si kan mar kembet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

5:05

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve...

4:54

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:49

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave,...

4:26

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy...

3:51

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama:...

3:48

Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë...

3:31

Mbyllet mandati i Kolegjit të Apelimit, drejtuesit...

3:09

Metani: Vettingu pastroi sistemin, përgjegjësia kalon te...

2:55

Numërimi në Kosovë drejt fundit, “Vetëvendosje” siguron...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.