Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se projekti i rindërtimit që u prezantua të martën para banorëve të Thumanës është kryer nga “miqtë e qeverisë”.

 

Në një postim në “Facebook”, Tabaku akuzon qeverinë se po mendon të japë tendera e koncesione për miqtë e saj.

 

“Dje ne Thumanë u prezantua projekti i rindertimit i cili më shumë propagandë u shit sikur do të behej me tender ndërkombëtar ndërkohë që projekti ishte kryer si gjithmonë nga miqtë e qeverisë. Arkitekti Andrea Faoro pronari i UniLab, mikut të vjetër të Ramës dhe ideuesit te planit shkatërrues dhe betonues të Tiranës, Stefano Boerit, kishte bërë projektin pa asnjë procedurë.”

 

Sipas saj, edhe zbatimi i projektit do të merret nga të njëjtët miq dhe se korrupsioni do të jetë prezent edhe në fazën e rindërtimit.

 

“Të mos keni asnjë dyshim që dhe zbatimi do të shkojë tek i njëjti taraf, ato qe kane marre tendera e koncesione. Komisioni Europian dhe vendet qe morën pjesë në konferencën e donatorëve u treguan gjeneroze duke dhënë pothuasje 250 mln euro donacion. Ato kishin por një dhe vetëm një parrullë “korrupsioni nuk do të tolerohet”. Shumë e veshtirë me Ramën dhe shokë të zbatohet kjo parrullë. Parrulla e tyre është “Korrupsioni edhe më i madh në fatkeqësi!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *