Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku premtoi se pasi opozita të marrë pushtetin, problemet e shqiptarëve do të fillojnë të marrin zgjidhje.

 

Gjatë një takimi elektoral, Tabaku tha se pengesë për zgjidhjen e problemeve është bërë kryeministri Edi Rama. Sipas saj, me planin elektoral të PD fiton Shqipëria.

 

“Nuk ka hiç rëndësi se kush janë njerëzit që Rama ka vendosur në listën për deputetë, asnjë në Shqipëri nuk i ka takuar deputetët që cakton Rama. Ato e njohin deputetin e tyre duke parë Ramën dhe sjelljen e tij arrogante. Problemi i shqiptarëve është Edi Rama. Zgjidhja e problemit është PD dhe Lulzim Basha. Shqiptarët do të mbajnë përgjegjës në 25 prill njeriun që i damkosi, i ndau nga fëmijët e tyre. Ata do t’i besojnë një plani serioz dhe një njeriu që ka përmbushur qëllimet e tij kur ishte ministër. Do t’i besojnë deputetëve që i vizitojnë dhe janë pranë tyre në çdo çast. Do t’i besojnë një plani ku Shqipëria Fiton.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *