Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se PD ka nisur një rrugë pa kthim me qëllim rrëzimin e qeverisë.

 

E ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Tabaku akuzoi qeverinë se ka rritur taksat dhe se ka rritur informalitetin në vend.

 

Intrervista e Plote

Zonja Tabaku jeni fort kritik për raportin e borxhit publik ju thoni është deri 81% dhe jo 67% e diçka siç thotë qeveria. Kujtoj se të njëjtat akuza kanë qenë të njëjta kur rolet kanë qenë të përmbysura, qeveria me opozitën. Ku është ndryshimi?

 

Nuk janë identikisht të njëjta dhe nuk kanë qenë të përmbysura. Së pari është e vërtetë që qeveria thotë që borxhi…sigurisht që qeveria ka një shifër të sajën për borxhin që është e pavërtetë. FMN pak ditë më parë publikoi parashikimin e saj për borxhin që shkonte 70.8%  ndërkohë që KLSH thotë që shkon 70.9%. Që do të thotë që nuk është borxhi saç raporton qeveria në vlerën e 67%. Ku është baza që PD ka llogaritur vlerën 81%? Si FMN ashtu dhe KLSH e PD marrin për bazë detyrimet e prapambetura. Raporti I fundit I KLSH vërejti se kishte detyrime të prapambetura në vlerën e 670 milion eurosh. Të cilat janë si punë të pakryera, si TVSH, gjyqe në arbitrazh, detyrime për biznese e palë të treta. Pra janë shifra të verifikuara e të llogaritura, të raportuara që shteti shqiptar nuk I ka paguar.

 

Po aq sa thoshte PS për ju, 700 milion euro…

 

PS thoshteqë janë 750 milion euro. Nuk e di nëse u kujtohet por sapo erdhi në qeveri bëri një raport dhe dolën vetëm 175 mln euro të gjitha publike dhe për investime publike. Ndërkohë diferenca është që në këtë fazë ne kemi një diferencë dhe një borxh të akomuluar dhe të paregjistruar vetëm prej kontratave të PPP, I cili është kthyer në një gangrenë dhe është kthyer në rrezikun më të madh për financat publike. Kjo e çon nivelin e borxhit në 81%. Sot sapo është publikuar përveç raportit të Bankës Botërore për Korruspionin në biznese edhe raporti I BERZH I cili ka të njëjtat shqetësime siç I ka dhe opozita dhe FMN-ja për Partneritetin Publik Privat. Kontrata që janë firmosu me një vlerë disa herë më të lartë ashtu siç vërtetohet edhe në dokumentet e buxhetit të shtetit të paraqitura pak ditë më parë. Kontrata pa transparencë, kontrata korruptive. Kontrata të cilat po rëndojnë dhe po vendosin riskun dhe rrezikun më të lartë fiskal për buxhetin e shtetit që është parë nanjëherë. Kështu që biem dakord që kemi dy baza të ndryshme krahasimi pasi ne flasim mbi shifra kurse ata kishin një bazë abuzive në ajër që doli që nuk ishte e vërtetë.

 

Në vitin 2014 PD jepte alarmin që vendi është në prag të katastrofës, skenari grek etj, por që në fakt nuk ndodhi?

 

PD kurrë nuk e ka përdorur fjalën skenar grek. Po është e vertetë që ka thënë që politika fiskale e miratuar në buxhetin e 2014 do të kishte këto pasoja që ka sot. Çfarë nënkupton kjo? Kjo nënkupton që rritja e taksave deri në 15%, rritja e tatimit mbi të ardhurat personale deri në 23%, rritja e taksave për biznesin e vogël ndoshta në periudhën më afatshkurtër mund të mos rezultonin fatale për biznesin por në periudhën afatmesme deri atë afatgjatë do ndodhte ajo që po ndodh sot. Sot guvernatori vuri alarmin për të ardhurat sepse po rritet informaliteti. E kanë të pamudnur bizneset që të paguajnë tatime dhe detyrohen që t’I mbyllin dyert e tyre. Investitorët e huaj po largohen dhe jemi në pikën kritike. Besoj se e dëgjuat edhe këtë që investimet në vend janë në pikën më të ulët kritike pasi mbaroi TAP-I dhe skenari që ne parashikuam po ndodh. Ndjejmë kënaqësi. Absolutisht fare. Por situate është kjo.

 

Për të saktësuar skenarin grek, e përmendëte Sali Berisha rregullisht në atë kohë. Ecim më tej. Ju thoni që taksat për biznesin e vogël janë të rritura ndëra qeveria mburret se bizneset e vogla deri në 50 mln paguajnë 0 taksë kurse ato 50 deri në 80 mln paguajnë 5% ndërsa në kohën tuaj do paguanin 10%?

 

Nuk është e vërtetë pasi kur llogaritet barra fiskale për një biznes llogaritet me taksa që paguajnë si në pushtetin qendror e atë lokal. Taksat në bashkinë e Tiranës,e llogaritur jo nga unë por nga Banka Botërore nga institucionet ndërkombëtare janë 10 fishuar. E kanë bërë barrën fiskale për një biznes në Tiranë apo dhe në qytete e tjera që qeveriset nga socialistët në 37% të barrës totale. Kanë reduktuar për bizneset deri në 5 mln duke u përpjekur që të kopjojnë atë që kishte PD dhe kanë zëvendësuar me tarifa lokale të cilat që të gjitha kanë detyruar për hapësirën publike, për reklamën tarifa nga më të ndryshmet. Për infrastrukturën në arsim një taksë e re e re e shpikur dhe e sajuar për bizneset e Tiranës, ndërkohë që nga ana tjetër po japin me koncesion shkollat e Tiranës. Pra e kanë elminuar dhe e kane zevendesuar me tarifa lokale duke e bërë Tiranën qëytetin me taksat më të larta në rajon. Dhe baznë fiskale në 37% të xhiros që është më e larta në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Zonja Tabaku para disa javësh u përballët me një vendim gjyqi që u dënoi për shpifje përballë kryeministrit Rama dhe detyrimin për të përgjënjeshtruar në Facebook-un tuaj akuzën që ju kishit bërë pasi nuk ishte e vërtetë. Çdarë ka ndodhur? Do ta apeloni?

 

Po ishte vendimi I gjykatës së Shkallës së parë do të apeloj do të vazhdojë në shkallët e tjera. Çfarë do vendimi të merret deri në Gjykatën e Lartë unë kurë nuk do ta përgënjeshtrojë atë që kam thënë pasi unë e bësoj atë që kam thënë. Në politikë jam përpjekur ta shpërdoroi fjalën. Kam përdorur gjithmonë fakte dhe shifra. Çdo gjë që kam thënë e kam të vërtetuar por unë nuk kam çfarë ti bëj dot presionit të vettingut. Nuk e kam unë presionin e vettingut kryeministri e ka. Gjykatësja që mori masën ishte në konflikt të qartë interesi me Partinë Demokratike. Unë I kam paraqitur gjykatës prova për këtë. Kam kërkuar që të ndryshohet gjykatësja. Nuk e arrita dot dhe ky ishte vendimi. Nuk ka gjyq politik që mund të më bëj mua Partia Socialiste çdo përfaqësuesi tjetër të PD që të na detyrojë neve që të tërhiqemi nga thënia e të vërtetyës. Dhe e di çfarë thashë unë që kryeministri më çoi në gjyq: që lojërat e fatit ishin 800 dhe u bënë 4200. Dhe kjo është provuar nga QKR. Unë thashë që është qeveria më e korruptuar është provuar nga DASH. Tashë që lojërat e fatit pastrojnë para është provuar përsëri nga DASH. Të gjitha deklaratat e mija të faktuara nga institucionet kombëtare.

 

Keni thënë që ndoshta qeveria është e lidhur me krimin përmes lojërave të fatit dhe ndoshta gjykata e vendosi këtë kështu?

 

Kryeministri e pranoi vet që lojërat e fatit janë të lidhura me grupet kriminale. Doli në parlament dhe e tha: Lojërat e fatit janë të lidhura me grupet kriminale.

 

Ju bëtë lidhjen me qeverinë?

 

Bëra lidhjen me qeverinë sepse e provuam që grupet që kishin rritur numrin e lojërave të fatit zotëroheshin nga vëllai I ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Atëherë çfarë duhet të themi ne në këtë rast. Unë në asnjë nga deklaratat e mija nuk kam abuzuar kurrë me fjalën do vazhdojë dhe do të them vetëm të vërtetën dhe nuk më ndalon absolutisht asgjë për ta bërë këtë.

 

Pyetja e fundit. Linja e ashpër që updetoi këtë vit PD nuk e dha rezultatin e saj. Ju prisnit që të rrëzonit qeverinë. A ka nevojë PD që të korrigjojë lidershipin?

 

PD ka qenë sigurisht në një opozitë të vështirë. Një opozitë ndoshta më të vështirë se ajo e ’97. Një opzoitë ku jemi detyruar të heqim kriminel nga Parlamenti nga Bashkitë deri pak ditë më parë nga policia….

 

Me ’97 do ta krahasoja me shumë vështirësi…Me armët sheshit.

 

Të paktën nuk ishin në Parlament. Nuk I solli njeri në Parlament kriminelet. Mua nuk më ka zgjedhur askush, as kryetari I partisë as struktruat e PD që të shkojë në Parlament të zihem me grushta. Unë fjalën kam. Nuk më ka detyruar askush që unë të përdor dhunën. PD ka marrë shumë masa dhe ka pasur shumë arritje gjatë opozitës: dekriminalizimi është një ndër to; miratimi I reformës në drejtësi, ndryshimet kushtetuese të miratuara nga PD. Kemi bërë një opozitë shumë të fortë duke u përpjekur të denoncojmë lidhjet e krimit me qeverinë dhe ja kemi dal. Ajo që nuk ia kemi dal dhe që I kërkojmë ndjesë demokratëve është fakti që nuk kemi arritur që ta largojmë dot Ramën. Unë besoj PD ka nisur rrugën pa kthim të rrëzimit të qeverisë dhe të krijimit të një aleance të re me qytetarët.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *