Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku paralajmëroi se çdo aferë korruptive e qeverisë do të ndiqet penalisht dhe do të ndëshkohet çdo zyrtar. Ajo akuzoi mazhorancën se me inceneratorët dhe PPP po grabit shqiptarët.

 

“Korrupsioni është sistemi mbi të cilin e ka ngritur funksionimin e saj qeveria e rilindjes. Këtë e ka të qartë çdo shqiptar që sot është më i varfër, cdo biznes i vogël që lo falimenton dhe çdo investitor i ndershëm që ka larguar punonjësit dhe rrezikon mbylljen si pasojë e korrupsionit. Vetëm me inceneratorët kjo qeveri u ka vjedhur shqiptarëve mbi 400 mln euro, me ndërtimin e rrugëve  20 mln euro. Pa llogaritur vjedhjen kolosale e CEZ apo PPP që firmosen në dyert e oligarkëve, të cilët paguajnë taksë korrupsioni tek qeveria apo bashkëndajnë fitimet! Gjithçka e firmosur do hetohet dhe do ndiqet dhe secili që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari. Ky është detyrim për të djeshmen dhe të ardhmen. Zotim për paudhësitë e sotshme. Sistemi ngritur nga Rama duhet ndëshkuar.”

 

Jorida Tabaku nënvizoi se PD ka një plan për të luftuar korrupsionin, që konsiston në rrëzimin e qeverisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *