Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku deklaroi se kur opozita të fitojë zgjedhjet, gënjeshtrat do të marrin fund.

 

Pas takimeve që pati me disa banorë të Saukut në Tiranë, Tabaku u shpreh se ndryshimi është i nevojshëm dhe kërkohet nga të gjithë qytetarët.

 

“Një takim i bukur me familjet e nderuara të Saukut. Kënaqësi që do të jem përfaqësuese e këtij komuniteti kaq të dashur. Shqipëria ka nevojë për përbashkim, vendi ka nevojë për një udhëheqje që bashkon dhe jo që ndan. Ndryshimi është i rëndësishëm dhe jetik. Kombi ynë ka nevojë të ecë përpara në rrugën drejt BE dhe në krijimin e një shoqërie të shëndetshme. Familja fiton kur qytetari fiton, kur të ardhurat për frymë rriten dhe kur qeveria ka plane konkrete. Ne i kemi këto plane dhe po përdorim çdo mjet dhe rrugë për t’ua treguar qytetarëve. Qytetaria do të prevalojë përballë meskinitetit dhe gënjeshtrave. Angazhimet do të prevalojnë përballë propagandës së rreme. E vërteta do të mbizotërojë përballë gënjeshtrave të vazhdueshme. Në 25 prill voto PD! Voto numrin 9! Voto Shqipërinë që Fiton!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *